E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi burrë e grua 5 vite më parë, prangoset

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka mundur të arrestojë një shtetas që ishte në kërkim prej 5 vitesh.

Sipas burimeve policore, mësohet se në pranga është vënë shtetasi Ilir Gambeta, i ditëlindjes 1966, lindur dhe banues në Korcë.

Ky shtetas ishte dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi vite më parë, aksidentoi dy bashkëshortë në Librazhd.

Pas aksidentit, për të cilin u gjet edhe fajtor nga policia, madje u denua edhe me tre vite burg, autori u largua nga vendi i ngjarjes për ti shpëtuar arrestimit.

Por pas disa vitesh në arrati, nuk ka mundur të shpëtojë dot më gjatë dhe ka rënë në pranga.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›