E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimi kërkon vrasjen e Gedafit

Liderët perëndimorë i kanë kërkuar NATO-s që të miratojë një politikë vrasjeje kundër kolonelit Muamar Gedafit për të egërsuar fushatën bombarduese në Libi e për ta nxjerrë këtë vend nga gjendja pezull.Thirrja ka ardhur pasi kolonel Gedafi u raportua të ketë forcuar pozitat e tij pas marrjes së miliarda dollarëve asete që i kishte përtej detit, të cilat duhej të ishin ngrirë  nga sanksionet e OKB-së. Të dielën ka pasur presion në forcat e koalicionit për të vënë në shënjestër të drejtpërdrejtë kolonel Gedafin, me sulme ushtarake. Senatori Lindsej Graham, republikan në komitetin e forcave të armatosura në Senatin e SHBA-së, tha se zgjidhja më e shpejtë për ti dhënë fund kësaj gjendjeje ishte ti prisnin kokën gjarprit. Ai tha se njerëzit rreth Gedafit duhet të zgjohen çdo ditë duke pyetur veten : A do të jetë kjo dita ime e fundit?. Senatori Xhon MekKein, i cili vizitoi Libinë në fundjavë, tha po ashtu se diktatori libian duhej të ishte shënjestër e sulmeve, por e vendosi fokusin tek shtimi i sulmeve amerikane mbi Libi. Uilliam Hague, Sekretari i Jashtëm britanik, të dielën nuk pranoi që të përjashtonte përdorimin e avionëve të telekomanduar amerikanë për të vrarë kolonel Gedafin. Hague tha dje se kush dhe çfarë janë shënjestër legjitime varet nga sjellja e tyre. Gjithsesi, ai përjashtoi mundësinë e propozimit të ndarjes së Libisë. Hague tha se ende ka shpresa se saksionet do ta rrëzonin regjimin, me gjithë raportimet e dështimit të bllokimit financiar të vendosur nga OKB-ja mbi Libinë. BE-ja dhe SHBA-ja kanë ngrirë më shumë se 60 miliardë dollarë në llogaritë bankare libiane, por vendet e tjera kanë bërë pak apo asgjë për të ndaluar që Gedafi dhe miqtë e tij të sigurojnë financat e tyre. Gedafi ka lëvizur miliarda dollarë, duke i kthyer nga bankat e huaja në Tritoli që kur ka nisur rebelimi në mes të shkurtit, duke i paraprirë në befasi bllokimit total të aseteve. Marrja e parave nga Gedafi ka komplikuar pozicionin e NATO-s. Aftësia e tij për të siguruar para ka bërë që këshilltarët dhe ushtarakët e tij të mos largohen apo dorëhiqen. Kenia dhe Turqia përmenden si vendet që kanë lidhje më të forta ekonomike në Libi dhe nuk i kanë ngrirë asetet e Gedafit. Po ashtu dhe një sërë vendet të tjera afrikane. Tre nga ekonomitë më të mëdha në botë, Kina, India dhe Rusia, nuk e kanë pranuar bllokimin e aseteve të Gedafit, duke thënë se kjo do të rëndonte edhe ekonomitë e tyre.

NE TRIPOLI

Tripoli është bombarduar sërish nga forcat e NATO-s. Tre shpërthime të fuqishme janë dëgjuar edhe pranë qendrës. Brenda pak minutave ka hyrë në aksion kundërsulmi ajror libian. Kryeqyteti besohet të jetë bombarduar nga avionët e telekomanduar Predator amerikanë, të cilët hynë në lojë vetëm gjatë dy ditëve të fundit. Ky ishte sulmi i dytë me të tillë avionë, të cilët i janë bashkuar bombardimeve nga NATO-ja me ndryshimin se janë më efikas dhe nuk rrezikojnë jetën e pilotëve, meqë komandohen me telekomandë.

NE MISRATA

Në Misrata, qyteti i vetëm perëndimor në duart e forcave rebele, janë lëshuar raketa nga besnikët e Gedafit edhe të dielën, pavarësisht se qeveria e kolonelit libian kishte deklaruar tërheqjen dhe ndaljen e operacionet kundër rebelëve atje. Zëvendësministri i Jashtëm libian, Khaled Kaim, tha se trupat e tij ishin ndalur në mënyrë strategjike për të mundësuar që kryepleqtë e fiseve të negocionin me rebelët. Nëse rebelët nuk dorëzohen brenda 48 orëve, fiset që mbështesin Gedafin do ti luftojnë ata në vend të ushtrisë, ka deklaruar Kaim.

10 mije

njerëz besohet të kenë humbur jetën nga konflikti në Libi, i cili ka nisur prej më se dy amuajsh dhe zhvillohet kryesisht në pjesën lindore të vendit, e cila është në duart e rebelëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›