Berisha Ne 9 maj nisim sebashku nje fillim te ri per realizimin e qindra projekteve
Kryeministri Berisha përshëndeti sot pasdite takimin elektoral me qytetarë të Fushë Krujës, në të cilin shprehu mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” për kryetar të kësaj bashkie Bilal Stafuka.
Kryeministri Berisha para banorëve të entuziazmuar u shpreh se “ në këto katër vite, ne kemi investuar në bashkinë e Fushë Krujës mbi 1 miliard e 100 milionë lekë. Ju garantoj se katër vitet që vijnë, këto investime do të shumëfishohen. Katër vitet që vijnë, Fushë Kruja do të ketë infrastrukturën më moderne që meriton. Fushë Kruja do të jetë një hyrje moderne e kryeqytetit të vendit. Katër vitet që vijnë, qeveria do të financojë çdo projekt të zotit Stafuka, për asfaltimin e plotë të rrugëve e rrugicave të kësaj bashkie, për sistemin e ndriçimin e tyre. Qeveria do të financojë ngritjen e shkollave të reja dhe rindërtimin e atyre ekzistuese, në mënyrë që fëmijët tuaj të shkollohen në shkolla të standardeve më moderne. Është tenderuar e do të vazhdojë sistemimi i plotë i lumit Zez, në mënyrë që të mos mund të përmbytë më qytetin e banesat tuaja. Ndjej kënaqësi se keni dalë në kategori të parë dhe ju jap fjalën se fushën e sportit do ta shndërrojmë në stadium të vërtetë. Fushë Kruja do të ketë unazën e saj, Luzi do të ketë By pass-in, do të fillojë ndërtimi i autostradës Fushë Krujë-Thumanë, do të pëfundojë aksi Krujë-Qafë Shtamë. Fushë Kruja turistike është një nga objektivat tona madhore. Javën e parë, ne inauguruam rrugën Bubq-Ishëm dhe së shpejti, ju do të dilni në bregdet nga të gjitha drejtimet. Sikundër Qafë Shtamën do ta shndërrojmë në një nga zonat malore më turistike, më të frekuentuara të vendit. Në rrethin e Krujës, në katër vite, ne kemi ndërtuar e asfaltuar 121 kilometra rrugë, 11 ujësjellës, 13 shkolla, 21 qendra shëndetësore. Ju garantoj se katër vitet që vijnë, infrastruktura e
Qytetare e qytetarë të Fushë Krujës,
Kreu i qeverisë, Sali Berisha ftoi banorët e Fushë-Krujës të votojnë alternativën e “Aleancës për Qytetarin” dhe jo atë të rrugës së vetme që sipas tij është “ alternativa e rrugës së përbaltjes”
“Rruga e vetme është rruga e përbaltjes, e shpifjes dhe e trillimit. Zoti Edia Rama, që ka zgjedhur rrugën e vetme, mendon se me atë rrugë mund të përbaltë Sali Berishën. Por gabon rëndë, sepse me atë rrugë, ai dëshmon se don të përbaltë çdo shqiptar, të përbaltë arritjet e sukseset tuaja, gjithçka që ne kemi realizuar me mund e djersë këto vite. Dua t’i them këtij shoku që kalon nga platforma në platformë e u përsërit shqiptarëve shpifjet bajate të Ramiz Alisë se në Shqipëri ka 1 milion të papunë, që vërtet në Shqipëri ka të papunë, por në Shqipëri, si rrallë në ndonjë vend tjetër të Europës, në kulmin e krizës ekonomike, papunësia jo vetëm që nuk u rrit, por u ul dhe u ul në mënyrë të rëndësishme. Dua t’i them këtij zotërie se janë energjitë, forca, mendja e sakfrifica e këtyre qytetarëve, që kanë ndërtuar në Shqipëri, në këtë kohë të shkurtër, më shumë vila, sesa 650 mijë bunkerët e etërve të tij. Dua t’i them këtij shoku se rruga jote e vetme është vërtet e vetme, sepse ti je i vetmi që bëre çdo gjë për të bllokuar anëtarësimin e vendit tënd në NATO, je i vetmi që votove në parlamentin e këtij vendi kundër çdo rritjeje rrogash e pensionesh, je i vetmi që votove në parlamentin e këtij vendi kundër çdo projekti të madh, për të ndryshuar jetën e qytetarëve shqiptarë, je i vetmi në Shqipëri dhe në Europë që dy vjet me radhë bërë çdo gjë për të futur në kutinë tënde vizat e shqiptarëve, por dështove. Ndaj le ta lëmë shokun Rama në rrugën e tij të vetmisë, sepse në datën 9 maj, Tirana dhe Shqipëria do ta nisë atë në vetminë më të thellë politike që meriton. Në 9 maj, ne, burrat e gratë, djemtë e vajzat e Fushë Krujës dhe mbarë Shqipërisë kemi një fillim të ri. Fillim, me të cilin ne do të nisim zbatimin e qindra e mijërave projekteve, rrugë, shkolla, ujësjellës e kanalizime, qendra turistike, për të ndryshuar jetën tonë. Ndaj ju ftoj në 8 maj të votoni Bilal Stafukën, të votoni kandidatin e “Aleancës për qytetarin” në Nikël, Thumanë, Bubq dhe ju jap fjalën se bashkë me ta do të shndërrojmë në realitet çdo projekt që do të hartoni ju me ta. Për ne, ju jeni të parët, fëmijët tuaj janë të parët, familjet tuaja janë të parat, komunitetet tuaja janë të parat, Fushë Kruja, kryeqyteti i mikpritjes shqiptare, është e para, Kruja është e para, Shqipëria është e para”, është shprehur kryeministri Sali Berisha.