fare permban kontrata e lidhur mes qeverise dhe Podesta Group

PODESTA eshte nje kompani lobingu qe ofron sherbime per qeveri e per organizata te ndryshme qe duan te ndikojne politikat ne Uashington ose qe duan te rregullojne e te permiresojne komunikimin me njerez kyc te administrates amerikane.
Kontrata e PODESTA me Keshillin e Ministrave te Shqiperise ka nje kosto prej 720.000 dollaresh plus pagesat e shpenzimeve. Ne piken 6 te kesaj kontrate shkruhet se kontrate-lidhes eshte Keshilli i Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe emri e titulli i zyrtarit pergjegjes per kete marredhenie eshte... Lulzim Basha Minister i Brendshem.
Qellimi i lidhjes se kesaj marredhenie mes Qeverise Shqiptare dhe PODESTA sic sqarohet ne kontrate eshte qe te forcoje lidhjet mes Republikes se Shqiperise dhe institucioneve te SHBA-ve. Ne parim kjo kontrate eshte nje kontrate lobingu.
Problemi eshte se kjo kontrate permban emrin e Bashes si Minister i Brendshem dhe si person pergjegjes per kontaktin me kompanine e lobingut. Nga kjo kuptohet se Basha vijonte te ruante postin e tij ne ekzekutiv edhe para se te hynte ne gare per Bashkine e Tiranes po nga ana tjeter lindin dyshime te forta per perdorim te lobbying-ut nga ana e Lulzim Bashes per te siguruar mbeshtetje personale apo partiake ne fushate prej perfaqesuesve te SHBA ne Shqiperi.
E gjithe kjo e ben garimin e Lulzim Bashes se paku nje garim te pandershem e ndoshta te paligjshem. Kjo kontrate paguhet nga taksat e qytetareve te gjithe Shqiperise. Natyrisht qe detajet e marredhenies mes Keshillit te Ministrave te perfaqesuar nga Lulzim Basha dhe kompanise se lobbyingut PODESTA GROUP do te jete e veshtire ti mesojme duke qene se ne kontrate parashikohet ruajtja e informacionit si sekret sipas kerkeses se Qeverise Shqiptare.
Por per hir te transparences ndaj publikut e ndaj votuesit presim nga kandidati Basha
se paku te sqaroje pozicionin e tij a ka vijuar te jete Minister i Brendshem edhe pas 24 marsit sic vertetojne dokumentat qe ne po botojme
Basha kandidat apo minister
Ne 24 mars Lulzim Basha ka paraqitur publikisht doreheqjen e tij nga posti qeveritar qe mbante ai i Ministrit te Brendshem nderkohe qe ka hequr dore dhe nga mandati i deputetit. Ne daten 25 mars ky lajm eshte botuar ne te gjitha te perditshmet shqiptare nder te cilat ato qe jane me prane qeverise nuk hezituan te lavderonin kete akt te kulturuar e te qyteteruar te Bashes i cili zbatoi ligjin duke dhene doreheqjen nga postet
publike para se te kandidonte per pushtetin lokal si perfaqesues i Partise Demokratike ne garen per Bashkine e Tiranes.
Mirepo nuk eshte krejt keshtu. Ashtu si me shume detaje te jetes se vet dokumentat bien ne kontradikte me deklaratat e Lulzim Bashes i cili ka vazhduar te jete minister jo vetem formalisht por edhe efektivisht pertej kesaj date.
Kesaj radhe kete e verteton nje dokument i regjistruar prane Departamentit te Drejtesise se SHBA-ve me saktesisht prane Aktit te Regjistrimit te Agjenteve te Huaj FARA - Foreign Agents Registration Act. Ky dokument eshte nje kontrate e lidhur mes Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise qe sic shkruhet qarte ne dokument perfaqesohet nga Ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe kompanise PODESTA
GROUP INC. nje kompani private qe ofron sherbime lobingu ne Uashington.
Dokumenti eshte regjistruar prane Aktit te Regjistrimit te Agjenteve te Huaj FARA ne daten 15 prill 2011 pra mbi tre jave pas doreheqjes se Bashes nderkohe qe mes
paleve pra mes Keshillit te Ministrave dhe PODESTA GROUP INC. kontrata eshte lidhur ne 4 prill pra gjithsesi 11 dite pas doreheqjes se Bashes.
Edhe kesaj radhe deklaratat e Bashes rezultojne te paverteta edhe pse kandidati i PD vijon te shfajesohet duke ia hedhur fajin ngaterresave. Kesaj radhe Shekulli vendos tia beje punen me te lehte Lulzim Bashes dhe tia sugjeroje vete shfajesimin. E vetmja mundesi eshte qe te na mbushe mendjen qe kesaj radhe ka gabuar kryeministri Berisha qe e ka ngarkuar Lulzimin si perfaqesues te qeverise edhe pas doreheqjes se tij.
eshte FARA Foreign Agents Registration Act
Akti i Regjistrimit te Agjenteve te Huaj eshte nje ligj amerikan i vitit 1938 i cili eshte ende ne fuqi dhe kerkon regjistrimin e te gjitha agjensive me veprimtari politike qe veprojne ne SHBA ne emer te nje pale te huaj qe mund te jete qeveri korporate apo organizate me qender jashte SHBA.
Qellimi i ketij regjistrimi eshte qe te informoje publikun amerikan mbi te gjitha proceset e lobbyingut qe ndodhin prane institucioneve amerikane ne menyre qe te dihet se kush po perpiqet te influencoje opinionin e tyre dhe per cqellim. Ky proces regjistrimi menaxhohet nga Departamenti i Shtetit per Drejtesi dhe veprimtaria paraqitet ne menyre transparente per publikun ne www.fara.gov.