Aksidentoi për vdekje një person gjatë shërbimit, arrestohet efektivi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Elbasan-Korçë, ka arrestuar inspektorin D. Q., punonjës i policisë në Komisariatin e Maliqit, i dyshuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi u bë pas një aksidenti të ndodhur dje rreth orës 18:00 në aksin rrugor Maliq–Lozhan, ku mjeti i drejtuar nga policia u përfshi në një ngjarje me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/