E Diel, 1 Nëntor 2026

NBA/ Clippers dërgojnë në shtëpi Chris Paul

Chris Paul nuk do të jetë më një lojtar i Los Angelos Clippers. Veterani, i cili gjatë verës së kaluar zgjodhi që të rikthehej në Kaliforni si parametër zero, tashmë duhet që të kërkojë një tjetër skuadër për të mbyllur një karrierë më shumë se dinjitoze.

Vendimi i Clippers ka shtangur të gjithë tifozët e NBA, të cilët kurrë nuk prisnin një fund të tillë për një “Hall of Fame” të ardhshëm.

“Kemi vendosur që të ndahemi nga Chris, i cili që tani e tutje nuk do të jetë më pjesë e skuadrës”, thuhej në komunikatën e bërë publike nga Clippers, e cila mbante firmën e presidentit Lawrence Frank.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›