E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi per vdekje policin arrestohet autori

Policia e Tiranës arrestoi autorin e aksidentimit me vdekje të efektivit të policisë Ramazan Xhediku. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 6 tetorit në rrugën Jordan Misja, kur efektivi I policisë u aksidentua nga një automjet teksa kthehej në shtëpi me një motor të tij.

Xhediku u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak, ku dhe ndërroi jetë 5 ditë më pas, si pasojë e plagëve të rënda. Autori I aksidentit ishte larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin dhe policia kishte fare pak informacione që mund të kryenin identifikimin e tij.

Sipas burimeve ka qenë një punë e jashtëzakonshme hetimore e policisë kriminale, asaj të rendit dhe policisë rrugore që solli identifikimin e 19-vjeçarit Jurgen Mika si autor I dyshuar I ngjarjes.

Të njëjtat burime thanë se është mundësuar edhe bllokimi I mjetit me targa të Tiranës, 7572 R, me të cilin është kryer aksidenti. Mika u arrestua mbrëmjen e të premtes dhe ndodhet I izoluar në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës me akuzën e aksidentit me vdekje dhe largimit nga vendi I ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›