Vllaznia e Bylis ndahen me barazim 3-3 ne Shkoder
Një maratonë me emocione të mëdha pozitive e negative, u luajt në Shkodër. Pas 112 minutash të gjata, Vllaznia e Bylis u ndanë në barazim 3-3 në javën e 8-të të Superligës dhe Rudi Vata u shpëtua në fund nga humbja në debutim.
Starti ishte i ngadaltë dhe Vata duhet të ketë vuajtur sadopak në stol, ndonëse e ka pritur që skuadra e tij të mos shpërthente menjëherë. Madje, ishin miqtë nga Ballshi që iu afruan më shumë golit, duke arritur edhe të godisnin shtyllën me anë të Dimos në minutën e 17-të.
Vajushi bëri një tentativë të dobët më pas, por të pritur pa probleme nga Egbo, veçse 80 sekonda më pas, për Vllazninë u akordua një 11-metërsh i dyshimtë pas një kontakti në zonë. Me gjithë protestat e Bylisit dhe të trajnerit Sensoi, Sukaj mori përsipër ekzekutimin dhe shënoi duke mos i lënë shans portierit.
Avantazhi i dha një lloj qetësie Rudi Vatës, ndonëse mallakastriotët nuk kishin ndër mend të dorëzoheshin, duke bërë presion në minutat e fundit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi sërish me protestë të trajnerit Sensoi të miqve, por menjëherë pas kësaj pati penallti, veçse këtë herë për Bylisin, edhe ky ndëshkim i dhënë për një pengim në zonë. 11-metërshin e mori përsipër njeriu i zakonshëm, kapiteni Dimo, që shënoi bukur dhe pse Vujadinoviç kuptoi krahun.
Veçse, kjo pjesë loje dhuroi shumë emocione të tjera, të të gjithë llojeve. Pa u shuar mirë entuziazmi mik, Xhevahir Sukaj realizoi për herë të dytë, duke qenë ai njeriu i Vllaznisë në ndeshjet e fundit dhe menjëherë pas golit shkoi të përqafonte trajnerin Vata.
Pasi mori një top nga e djathta, sulmuesi bëri gjithçka vetë, duke këmbënguluar dhe duke gjuajtur në pozicion shumë të vështirë, porse topi preku shtyllën e përfundoi në rrjetë. Portieri Egbo nuk mund të quhet krejt pa faj në këtë rast.
Më tej, mund të veçohen disa momente që nuk shihen në çdo ndeshje, si një debat mes dy ballshiotëve pranë flamurit të këndit, si dhe një dëmtim i portierit një veprim prej portieri i kapitenit vendas, Smajli, pasi gjyqtari sinjalizoi një ndërprerje të lojës, si dhe dëmtimi i portierit vendas, Vujadinoviç që mbeti disa minuta shtrirë i ndihmuar nga mjekët.
Kulmi i gjithçkaje ishte hyrja në fushë e një tifozi-agresor që provoi të godiste një lojtar mik. Për fat, nuk ia arriti qëllimit dhe ishin vetë lojtarët e Vllaznisë që vepruan si truproja duke e neutralizuar agresorin derisa atë e mori policia jashtë vijave kufizuese të fushës.
Por, në planin sportiv, në fushë më shumë ishte Bylis, megjithë këshillat që Vata i jepte lojtarëve të tij. Fillimisht Dimo iu afrua golit, madje mund të kishte shënuar pranë portës, por gjuajti mbi tra. Pak më vonë erdhi barazimi. Ishte minuta e 84-ët dhe i kudondodhuri Dimo ekzekutoi një goditje nga këndi e, në rrëmujën që pasoi, Popoviç gjuajti në zonë duke barazuar.
Veçse nuk kishte përfunduar këtu. Në minutën e 91-të, kapiteni mik, Dimo pësoi një dëmtim të rëndë dhe u detyrua të largohej nga stadiumi me ambulancë. Zgjati shumë minuta kurimi i tij në fushë, por s’qe e mundur që ai të çohej në këmbë aty.
Menjëherë më pas, pati tronditje të mëdha. Bylis kaloi në epërsi me golin e Ristevskit ndërsa shkodranët flinin, kurse Vajushi barazoi në minutën e 105-të, duke shpëtuar debutimin e Rudi Vatës në stolin kuqeblu.
Veçse, nuk qe e mundur që kjo ndeshje të përfundonte, pasi edhe Bylis, por edhe Vllaznia iu afruan një tjetër goli, ndonëse nuk arritën ta shënonin.