E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta ndaj korrupsionit Policia e Tiranes rrit forcen goditese

Policia e Tiranës tejkalon objektivat vjetore për rritjen e goditjes ndaj korrupsionit me 5 për qind, duke arritur vetëm në 9 muaj 8 për qind më shumë se krejt viti I kaluar. Shefi i zyrës së antikorrupsionit ia dedikon këtë rritje besimit dhe shtimit të informacioneve që vijnë nga qytetarët.

Skuadra e Antikorrupsionit e Drejtorisë së Policisë tejkalon objektivin e vendosur për rritjen e forcës goditëse në 5 për qind. Vetëm në nëntë muaj forca goditëse shënoi 8 për qind rritje.

Rritjen e forcës goditëse shefi i antikorrupsionit Gjergj Oshafi ia dedikon besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët denoncojnë dhe sjellin faktet që iniciojnë nisjen e hetimeve.

Deri në fund të vitit sipas Oshafit, me ritmet aktuale të hetimeve do të shkojë në 10 për qind. Shefi i antikorrupsionit ka vlerësuar nivelin e bashkëpunimit me njësinë task forcë të Prokurorisë së Tiranës në hetimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve të korruptuar të cilitdo nivel të administratës që ata i përkasin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›