E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli cel punimet Kongresit i PS-se Shqiperia ka nevoje per nje model te ri ekonomik

Ka çelur punimet Kongresi i Partisë Socialiste. Deputetja Mimi Kodheli ka prezantuar para delegatëve programin e ri të partisë socialiste, i cili sipas saj synon ulje taksash për shumicën e shqiptarëve, punësim, ulje çmimesh.

Sipas saj Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomik, dhe programi i ri Partisë Socialiste e ofron këtë. Kodheli tha se PS kur të vijë në pushtet do të heqë taksën e bukës. “Për çdo bukë mbahet 20 % taksë, për qumështin mbahet 20 % taksë, për çdo kokër vezë mbahet 20 % taksë. Ne do ta heqim këtë tkasë kur të vijmë në pushtet. Do të heqim taksën mbi ushqimet. Do të ulim taksën për 95 % të shqiptarëve. Nuk mund të paguajë taksë njësoj një mësues një infermier me kryeministrin e vendit”, tha në fjalën e saj Mimi Kodheli.

Ajo tha se me ardhjen tyre në pushtet do të vendoset taksë progresive, ku të varfrit të paguajnë më pak dhe të pasurit më shumë. Programi i PS-së ofron një model të ri ekonomik.

Më tej ajo tha se programi i PS-së parashikon hapjen e 300 mijë vendeve pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›