E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton 50-vjeçarin, largohet nga vendngjarja

Shtetasi Përarim Laçi, 50 vjeç nga Burreli ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti automobilistik afër kthesës së Kamzës. Policia po heton për kapjen e autorit të ngjarjes i cili është larguar pa adresë pas aksidentit. Mendohet se automjeti që ka lënë të vdekur 50 vjeçarin të jetë furgon tip Benz Sprint. Ekspertët e hetimit të aksidenteve realizuan veprimet e para procedurale dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit. Bëhet e ditur gjithashtu, se çështja i kaloi për hetime të hollësishme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "largim nga vendi i aksidentit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›