Kay: Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e paqës në rajon
Gjeneral brigade, Larry D. Kay, komandanti BSHL, deklaroi se KFOR-i amerikan mbetet i përkushtuar në ruajtjen paqes dhe sigurisë në rajon.
Duke komentuar strukturat paralele serbe që veprojnë në komuna, Kay tha se, KFOR-i nuk do të pranojë të bashkëpunojë me autoritetet të cilat nuk janë të njohura nga UNMIK-u.
Sipas tij, njësitet ndërlidhëse kanë bashkëpunime të mira me komunitetin serb por jo edhe me strukturat të zgjedhura ilegalisht. Kreu i KFOR-it amerikan gjendjen e sigurisë e ka paraqitur të sigurt edhe ne brezin kufitar. (INA)