Aksidenton me vdekje 71-vjeçarin, largohet nga vendngjarja
21/12/2008 Arrestohet më pas
KORÇË - 71-vjeçari Xhemal Potka, banues në fshatin Biranjë të Korçës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme në një aksident rrugor. Drejtuesi i automjetit e ka aksidentuar atë, nuk ka pasur kurajën t’i vijë në ndihmë apo të vërë në dijeni policinë rrugore, përkundrazi, është larguar nga vendi i ngjarjes. Kjo edhe për faktin se 71-vjeçari kishte humbur jetën që në çastin e parë të goditjes. Gjithsesi, mësohet se policia brenda pak orëve ka mundur të identifikojë drejtuesin e automjetit dhe ta arrestojë atë. Sipas policisë, autori i kësaj ngjarjeje është 30-vjeçari Geri Pengu, lindur dhe banues në fshatin Leshnicë të rrethit Korçë. Të njëjtat burime pohuan se ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës nacionale Korçë–Pogradec në afërsi të fshatit Biranjë, ku viktima kishte disa vjet që jetonte. Tashmë Pengu akuzohet për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit”, çka solli dhe vdekjen e 71-vjeçarit.