E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksavi "i perjetshem" te Barcolona, deri ne vitin 2014

Mesfushori i Barcelones, Ksavi Hernandez nenshkroi nje kontrate, e cila parashikon ta mbaje ate ne klub deri ne fund te karrieres se tij. Ksavi do te jete 34 vjec, ne fund te karrieres, pas nenshkrimit te kontrates per pese vjet e gjysme. Ai do te jete gjithashtu edhe nje prej lojtareve me te paguar te klubi katalanas, pas Lionel Mesit dhe Samuel Etose. "Ishte kjo nje deshire e madhe per mua, e cila me eshte realizuar. Ështe privilegj te jesh ketu per disa vjet," - theksoi Ksavi. Lojtari i kombetares spanjolle, i cili kishte nje kontrate deri me 2010 me Barca, do te fitoje edhe 80 milione sterlina ne te ardhmen me klubin katalanas, pas nenshkrimit te fundit. Ksavi ndihmoi Spanjen qe te fitonte Kampionatin Evropian, ne qershorin e kaluar eshte votuar si lojtari me i mire i ketij turneu. Ai ka kaluar pjesen me te madhe te karrieres ne klubin e Barcelones, dhe ka zhvilluar ne total 442 ndeshje. Ksavi ndihmoi ne vitin 2006 Barcelonen qe te fitonte Kupen e Kampioneve dhe gjithashtu eshte fitues i tre ligave spanjolle te futbollit. Nje produkt i ekipeve zinxhir te Barcelones, qe prej moshes 11 vjec, Ksavi ka zhvilluar deri tani 69 ndeshje nderkombeatre me ekipin spanjoll te futbollit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›