E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Limonët” e Onufrit

21/12/2008  Vetëm pak ditë e ndajnë “Onufrin” nga ekspozimi i tij i radhës. Këtë vit, nën kurimin e profesorit italian të fenomenologjisë Riçardo Caldura, ekspozita do të çelet më 22 dhjetor. Një varg i Gëtes (“A e dini vendin ku lulëzojnë limonët?”) ka qenë frymëzimi i Caldura-s për Shqipërinë, vetëm se limonët e Gëtes, referuar Italisë, ndryshohen në paradokse. Kështu, Caldura sjell Shqipërinë si vendin e paradokseve.

Sipas organizatorëve të konkursit, ky edicion i “Onufrit” vjen si një paraqitje e skenës më emergjente të artit shqiptar. Kështu, kuratori është fokusuar në një numër të vogël artistësh, por të prezantuar në mënyrë të zgjeruar në ekspozitë.

Artistët pjesëmarrës do të jenë Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, Dritan Hyska, Alban Hajdinaj, Heldi Pema, Orion Shima, Pleurat Xhafa, Driant Zeneli, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpëtim Kërçova dhe Fani Zguro.

Artisti i huaj i ftuar është Eert Theis nga Luksenburgu, i cili do të sjellë në Tiranë një projekt që e ka prezantuar në mjaft muze prestigjioze të Evropës.

Ashtu si çdo vit tjetër, Galeria Kombëtare do të japë çmimin “Onufri”, ceremonia e të cilit do të mbahet në Tiranë nm 14 Janar 2009 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Juria e çmimit “Onufri” do të jetë e përbërë nga ekspertë

ndërkombëtarë të arteve pamore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›