Votimi, fitojnë Cani dhe Hajdari
21/12/2008 Prokurori i çështjes “Fazliç” mori më shumë vota nga pesë kandidaturat e tjera
Hajdari theksoi se do të propozojë në Këshill mbledhje me dyer të hapura
TIRANE - Janë zgjedhur dy anëtarët e rinj të Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Emrat fitues midis pesë kandidaturave kanë qenë kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit Shkëlqim Hajdari dhe prokurori i Tiranës Besnik Cani. Mësohet se këta do të zëvendësojnë prokurorët Adriatik Llalla dhe Shpëtim Kurti, të cilët për arsye të mbarimit të mandatit duhet të lënë detyrën. Dy kandidaturat fituese siguruan shumicën e votave të kolegëve të tyre. Prokurori Besnik Cani, që aktualisht po heton biznesmenin serboboshnjak Damir Fazliç, mori 142 vota, ndërsa prokurori i Apelit, njëherësh sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prokurorëve Shkëlqim Hajdari, mori 138 vota. Në listën e kandidaturave ishin edhe tre prokurorë të tjerë, konkretisht Shpëtim Kurti (rikandidoi), prokuror në Tiranë; Dritan Gina, prokuror në Durrës; Drini Pali, zëvendësprokurori i Durrësit. Gjatë zhvillimit të procesit së votimit ishte e pranishme edhe kryeprokurorja Ina Rama. Në fjalën e saj numri një i akuzës u bëri apel vartësve që të jenë të vendosur gjatë punës hetimore dhe të mos ndikohen nga deklaratat e ndryshme. “Puna juaj konsiston në ndershmëri dhe respektim të ligjit”, - theksoi kryeprokurorja Rama.
Fituesit
Dy emrat fitues, që dolën nga votimi i rreth 400 prokurorëve, thanë se me votën e tyre në Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme do të mbrojnë të drejtat e prokurorëve. Fituesi me më shumë vota, Besnik Cani, tha se me anëtarësimin e tij në këtë strukturë do të kontribuojë që Këshilli të mos shihet më si një mace e zezë nga prokurorët, të cilët shkarkohen apo marrin masa disiplinore. Sipas tij, Këshill i Prokurorisë së Përgjithshme duhet të veprojë si një konventë që mbron prokurorët e Republikës së Shqipërisë dhe jo si një mjet që mund t’i shkarkojë apo të emërojë ata. Ndërsa fituesi i dytë, prokurori i njohur Shkëlqim Hajdari, vlerësoi mbështetjen e kolegëve që e votuan, duke u shprehur se prokurorët morën në konsideratë integritetin moral dhe profesional të tij. Hajdari tha se si në shoqatë, ashtu dhe në Këshill do të japë kontribut për promovimin e prokurorëve me rezultate dhe me integritet. “Vota ime do jetë në mbështetje të prokurorëve në të gjitha shkallët e prokurorisë nga Tropoja deri në Sarandë. Por prokurori Shkëlqim Hajdari shkoi edhe më tej, duke u shprehur se gjatë zhvillimit të mbledhjeve në Këshillin e Prokurorisë do të kërkojë që takimet me anëtarët e këshillit të kryhen me dyer të hapura. Sipas tij, kjo frymë e re nënkupton transparencës e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme, i cili çdo vendim duhet ta marrë në prani në medieve dhe jo brenda katër mureve. Ende nuk dihet më saktësi nëse ky propozim do të miratohet apo jo nga anëtarët e tjerë të Këshillit Prokurorisë, po në qoftë se ndodh, merita e transparencës do t’i takojë anëtarit dhe prokurorit të njohur Shkëlqim Hajdari.
Pesë kandidaturat për dy vende
TIRANE - Prokurorët e të gjitha prokurorive në rrethe u mblodhën ditën e djeshme në Tiranë dhe diskutuan kandidaturat për Këshillin e Prokurorisë dhe me votë zgjodhën si anëtarë të rinj të Këshillit prokurorët Besnik Cani dhe Shkëlqim Hajdari. Ndërkohë si kandidatë të tjerë ishin prokurorët Shpëtim Kurti, i cili pas mbarimit të mandatit rikandidoi përsëri. Prokurori i Durrësit Dritan Gina, që me kandidimin e kësaj radhe shënoi dy herë radhazi emrin e tij në listën e kandidatëve, por pa mundur të fitojë sërish. Kandidati i tretë ishte zëvendësprokurori i prokurorisë së Durrësit Drini Pali, i cili, megjithëse e kishte për herë të parë, mundi të dilte i treti në listën e pesë emrave konkurrues. Ndërkohë jo më larg se tre muaj janë zgjedhur dy emra të tjerë në Këshill, të cilët janë prokurori Përparim Kulluri dhe Olisian Çela.
Premtimet e fituesve
Dy fituesit e procesit së votimit Besnik Cani dhe Shkëlqim Hajdari u shprehën se do të sjellin një frymë të re në vendimmarrjet e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Më konkretisht ata premtuan se do mbrojnë prokurorët dhe se do të kontribuojnë që Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme të mos shihet më si një mace e zezë. Gjithashtu kandidatët fitues thanë se do të propozojnë që mbledhjet e këtij këshilli të bëhen me dyer të hapura.