E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksion i fortë opozitar për kthimin e shpejtë në pushtet

09-07-2013 / Gazeta 55

Olldashi fushatë për kreun e PD në Ersekë dhe Leskovik

Sokol Olldashi, kandidat për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë u takua me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në Ersekë dhe në Leskovik. Gjatë prezantimit të projektit të tij për drejtimin e Partisë më të madhe të së djathtës në Shqipëri, Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të riorganizohet në formatin e saj organizativ dhe politik për të nisur një aksion opozitar që do të sjellë rikthimin e saj force fituese në vend. “Duhet të përcaktojmë disa kufij politikë dhe t’u japim qytetarëve një kartë morale të fortë opozitare. Opozita është moral dhe jo numra në Parlament. Neqoftëse ne do të jemi në gjendje, t’ju ofrojmë qytetarëve këtë, jam I bindur se ne do të shndërrohemi shumë shpejt në shumicë. Përmes një veprimi shumë të fortë opozitar, përmes një veprimi shumë të qartë opozitar, përmes fokusimit në problemet reale që ka ky vend. Kemi përballë mazhorancën e Edi Ramës, një njeri i provuar që ndërton vetëm pushtet klientelist dhe të korruptuar. Kemi pjesë të pushtetit të Edi Ramës dhe vektorin e Ilir Metës që nuk është as parti politike, as formacion politik, por është një çetë hajdutësh.
Kandidati për të kryesuar Partinë Demokratike, Sokol Olldashi në takimin e zhvilluar me anëtarët e kësaj partie në Leskovik bëri thirrje për një bashkim opozitar. Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të hapë dyert për të gjithë faktorët opozitarë për të ndërtuar një themel të sigurt të fitores në sfidën më të parë elektorale. “Ne duhet të bashkojmë çdo opozitar. Të vijë këtu çdo njeri që është i gatshëm të përballet me qeverinë e Edi Ramës. Duhet të jetë pjesë e jona çdo njeri që është i gatshëm të veprojë dhe te funksionojë si opozitar”- tha ai. Në referencë të garës elektorale, Olldashi tha se Partia Demokratike do të aplikojë një paketë ristrukturimi bazuar në mekanizma që do të forcojnë jetën e brendshme politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›