E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dyrrahu’ kap me 121 doza shpërndarësin e heroinës në Berat

BERAT-Kapet me 121 doza heroinë një 35-vjeçar nga Durrësi, i cili shpërndante drogë në Berat. Arrestimi i tij u bë i mundur vetëm ditën e sotme nga Blutë e Beratit, në sajë të operacionit të koduar “Dyrrahu”.

35-vjeçari, Ristan Taqe me banim në Durrës, akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëvë narkotike. Veprimtaria e tij kriminale hetohej që prej dhjetori të 2012, ndërkohë që vëtëm pak ditë më parë ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Beratit, me të njëjtën akuzë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të 35-vjeçarit, të cilët dyshohet që kishin një rrjet të mirëorganizuar të trafikimit të drogës në Berat.

Shpërndarja bëhej nëpërmjet automjeteve te tyre, pikërisht aty ku u gjet dhe sekuestrua edhe sasia e drogës prej 121 dozash heroinë, gati për tu shpërndarë nga 35-vjeçari Ristan Taqe.

35-vjeçari akuzohet si një nga shpërndarësit më të mëdhenj të drogës ne rrethin e Beratit. Ndërkaq, çështja në ngarkim të tij i ka kaluar prokurorisë së krimeve të rënda.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›