E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll me rezultat 79 me 0? Po, në... Nigeri!

LAGOS- Federata Nigeriane e Futbollit (NFF) vendosi sot të pezullojë katër ekipe të kategorisë së dytë, pasi ishin përfshirë në rezultate të paracaktuara gjatë dy ndeshjeve të play-off-it të ditës së hënë duke dhënë rezultatet e pamundura në një ndeshje normale futbolli 79-0 dhe 67-0.

Skuadrat fituese ''Plateau United Feeders'' dhe ''Police Machine FC'' kishin nevojë për fitore me këto shifra për të hyrë në kategorinë e parë të vendit afrikan.

NFF-ja i refuzoi rezultatet duke thënë se ''ato nuk ishin parë kurrë në Nigeri".

''Plateau United Feeders'' fitoi 79-0 kundër skuadrës ''Akurba FC'', ndërkohë që ''Police Machine FC'' fitoi 67-0 kundër ''Babayaro FC''.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›