Aksion i kufizuar kundër Sirisë?

Presidenti Amerikan Barack Obama konfirmoi se SHBA po shqyrton ndërmarrjen e një aksioni të kufizuar ushtarak ndaj Sirisë, por sipas tij ende nuk është marrë asnjë vendim. Deklaratat e shefit të Shtëpisë së Bardhë u bë gjatë një takimi në zyrën e tij me tre udhëheqës të vendeve baltike.
Obama akuzoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ka treguar paaftësi për të vepruar. “e paperceptueshme një botë ku vdesin fëmijë të helmuar” u shpreh Obama.
Presidenti amerikan ka përdorur tone të ashpra teksa theksoi se sulmet kimike në Siri janë një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane dhe gjithë botën.
Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore. Ai shtoi se ky nuk do të jetë një operacion afatgjatë, nëse ndërmerret një veprim ushtarak./Indeksonline/