E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion kundër ndotjes akustike në Tiranë, gjobiten disa biznese

Menjëherë pas urdhrit të Kryeministrit të dhënë në mbledhje qeverie grupi i Task Forcës ka nisur kontrollet në kryeqytet. Sipas drejtorit të Kontrollit të Mjedisit, Alfred Deshati, nëse nuk do të zbatohet ligji do të pezullohet menjëhere aktiviteti. Deshati sqaron se janë vendosur dhjetra gjoba me vlerë 30 deri në 50 mijë lekë, të cilat do të vijojnë të aplikohen edhe në vijim.
 

Drejtori i Kontrollit të Mjedisit, Alfred Deshati, shpjegoi gjithashtu oraret të cilat duhet të zbatohen prej subjekteve në të gjithë vendin.
Aksioni i inspektoreve të mjedisit për të ulur ndotjen akustike do të përfshijë përvec qyteteve edhe të gjithë vijën bregdetare e cilësuar nga specialistët e Shëndetit Publik edhe si me problematikja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›