E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramshi po zhvishet nga pyjet, masakër në komunë Pushaj

Gramsh- Prerja masive e pishave në rrethin e Gramshit po kthehet në një kërcënim serioz nga shfrytëzimi i palgjshëm që po i bëhet sipërfaqeve pyjore.

Barbarizmat e njeriut mbi mjedis në këtë zonë po sjellin probleme të konsiderueshme duke rrezikuar edhe zhdukjen e pyjeve në komunën Pushaj.

Mësohet se masivi me pisha që rrethon komunën po zgjerohet dita ditës teksa harta e prerjeve të paligjshme në këtë komunë zgjerohet nga viti në vit.

Një pjesë e kodrave janë të zhveshura tërësisht nga pishat teksa ekspertët thonë se masakra ndaj pyjeve spo ka të ndalur në Gramsh. Siaps tyre nëse kjo nuk ndalet do të provokohet erozion i tokës që mund të sjellë pasoja fatale për komunën.

Disa nga banorët rrëfejnë se janë persona që i përdorin pishat për nevojat e tyre ata që më së shumti masakrojnë këtë zonë. Ndërkohë asnjë masë nuk është marrë ende nga autoritetet përgjegjëse.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›