E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion ligjor kundra Apple nga 27 mijë përdorues të iPhone

KORE E JUGUT – Një grup prej 27 mijë personash ka hedhur në gjyq Apple për 26 milion dollar, për shkelje të privatësisë nga mbledhja e informacioneve nga iPhone.

Cdo person ka kërkuar 932 dollar dëmshpërblim. Lajmi është bërë i ditur nga Kim Hyeong-seok, një prej avokatëve të grupit. Nga Apple nuk lëshuan asnjë deklaratë.

Apple është përballur me ankesa dhe kritika që në prill kur iPhone-ët filluan të grumbullonin informacione mbi pozicionimin e përdoruesve. Të dhënat mund të krijojnë një hart mbi lëvizjen e përdoruesve. Një defekt në sistemin operativ të telefonit ka bërë që të grumbullohen informacione mbi pozicionin e përdoruesit edhe kur aparati ishte i fikur.

Kompania ka deklaruar se nuk do të mbajë më të dhënat e përdoruesve më tepër se një javë dhe të dhënat e regjistruara do të jenë të kriptuara. Apple gjithashtu sistemoi defektin me një axhornim falas të sistemit.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›