Aksion në rast zjarri në “Sheraton”

Skenari i rënies së një zjarri dhe evakuimi i qytetarëve në një institucion publik apo në hotele është testuar në ambjentet e hotel “Sheraton” në Tiranë.
Në këtë mënyrë forcat zjarrfikëse të kryeqyetetit kanë testuar sinjalet e sigurimit të këtij hoteli, mbi funksionimin e procedurave që duhet të ndiqen nga punonjësit e saj, për sigurinë e jetës së tyre dhe klientëve të hotelit në raste rreziku.
Kështu për disa minuta hotel “Sheraton” është bërë pjesë e një testimi për evakuimin e godinës në total, me aparaturat e kompanisë Starwood Hotels and Resorts Worldwide. Kjo është një procedurë e cila përsëritet çdo vit dhe drejtohet nga grupi i emergjencës, që përbëhet nga punonjësit e hotelit, mbi shpëtimin e jetës së klientit dhe punonjësve në raste zjarri.