Tafaj: Vëmendja jonë drejt shkollave profesionale

Vazhdimishtë vëmendja e ministrisë së arsimit është drejtuar drejt frekuentimit të shkollave profesonale, të cilat deri tani nuk kanë qënë në nivelin e dëshiruar.
Ministri i arsimit Myqerem Tafaj ka orientuar biznesin drejt këtyre shkollave nëpëmjet një projekti të huaj. Në këtë mënyrë biznesmenët do të jenë në bordin e shkollave profesionale dhe do të ofrojnë praktikat në mënyrën se si nxënësit mund të gjejnë mundësi punësimi.
Në vitin jubliar të 100-vjetorit të pavarësisë Ministri i arsimit kërkon nga stafi pedagogjik i studimeve albanologjike zhvillimin shkencor në këtë sektor.
Ndërsa Ardian Marashi, drejtori i Studimeve Albanologjike në mandatin e dytë të tij kërkoi mbështetje financiare të ministrisë për kërkimin shkencor dhe botimin e enciklopedisë shqiptare.