E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule viziton Kosovën, shqyrtohet Udhërrëfyesi për vizat

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian-së, Stefan Fule do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme, ndërkaq sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj javën e ardhshme vendi do të marr Udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit.
 

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, pas takimeve që kishte në Bruksel me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.
 

Beqaj tha se ka marrë mbështetje të fuqishme për synimet e Qeverisë së Kosovës për integrimin e vendit në strukturat evropiane.
Ai bëri të ditur se javën e ardhshme Kosova do të merr udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›