E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksionerët mirënjohje për progresin e arritur nga Shqipëria

10-04-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të aksionerëve të Shah Deniz
 
Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të aksionerëve të Shah Deniz, të kompanive BP, TOTAL, STATOIL dhe SOCAR.
Aksionerët shprehen mirënjohjen për progresin e arritur nga të tre vendet, Shqipëria, Italia e Greqia e veçanërisht nga Shqipëria, me ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare ndërmjet tre vendeve dhe firmosjes së marrëveshjes pritëse qeveritare.
Gjithashtu, autoritetet shqiptare u përshëndeten për angazhimin maksimal të tyre për miratimin rregullator e vlerësimin mjedisor, përmes së cilës u mundësua pajisja me lejen mjedisore.
Ata parashtruan zhvillimet tejet të kushtueshme për sa i përket fazës së prodhimit dhe shfrytëzimit të rezervave të Shah Deniz.
Në këtë këndvështrim, ata theksuan rëndësinë që ka fizibiliteti ekonomik i projektit, për t’u përzgjedhur në fazën e shpërndarjes, në fund të qershorit, mes TAP e NABUCCO-s.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›