Aksionet policore në Greqi, alarm për sulmet raciste

Aksionet e policisë greke për të larguar emigrantët e paligjshëm, duket se ka nxitur edhe me tej sulmet raciste. Ministri i Drejtësisë greke dënoi sulmi ndaj një emigranti iraken që u shënua gjatë fundjaves, ndërsa theksoi se është rritur frika për goditjet e vazhdueshme ndaj emigrantëve të paligjshëm në Athinë dhe përgjatë kurfirit verilindor të vendit.
“Rritja e sulmeve të urrejtjes ndaj të huajve po fillon të marrë një drejtim të rrezikshëm. Problemi i emigracionit duhet të trajtohet menjëherë”,-tha Ministri i Drejtësisë në Greqi Antonis Roupakiotis.
Një 19-vjeçar u sulmua në qendër të Athinës të dielën në mëngjes nga një grup të rinjë grek, ndërsa nga plagët e marra vdiq në spital. Vrasja e të riut ndodhi, ndërsa qeveria greke dha një goditje të paparë mbi emigrantët klandestinë në vend, veçanërisht në Athinë.
Ditë më parë Organizata Botërore për të Drejtat e Njeriut “Amnesty International” me një deklaratë për shtyp ka kërkuar prej organeve greke të Rendit, të ndalojnë menjëherë operacionin “Ksenios Zeus” për mbledhjen masive dhe deportimin e emigranteve te paligjshem ne Athine dhe ne zonen e lumit Evro ne kufijte lindore me Turqine.
Per arsye te rritjes se sulmeve me motive raciste kundër të huajve “Amnesty International” theksonte se është e shqetësuar se një operacion masiv dhe diskriminues do të nxisë sulme të mëtejshme dhe do te rrise shkallen e ksenofobisë ne vend dhe ajo që pritej ndodhi.
Greqia eshte kritikuar gjithnje ne vitet e fundit për mënyrën e trajtiimit të emigrantëve, ndërsa kriza ekonomike ka rritur dhunën ndaj tyre.