Marrëveshja e kufinjve, Serbia as e respekton as e pranon
Marrëveshja e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për menaxhimin e Integruar i Kufijve apo pikave të kalimit, nuk e ka më përkrahjen e shtetit serb, ndonëse kjo nuk thuhet publikisht.
Mediat kosovare shkruajnë se liderët serb, presidenti dhe kryeministri nuk mund ta pranojnë faktin se në kufijtë e veriut të Kosovës të ketë forca të përbashkëta policore të Kosovës dhe të Serbisë.
Ndërkohë implementimi i kësaj marrëveshjeje është pjesë e kushteve për të cilat Serbia do t`i ketë tre muaj t`i plotësojë. Kjo pritet t`i thuhet kryeministrit serb, Ivica Daçiç nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton, me siguri në muajin shtator, kur Daçiç pritet ta vizitojë Brukselin.
Mediat kosovare shkruajnë se për beogradin përvec implementimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijëve , Brukseli kërkon që të shkatërrohen edhe strukturat paralele në veri.
Në një dokument që ka suguruar gazeta zëri thuhet se duhet të ndaljoë lobimi serb kundër pranisë së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, mbajtja e zgjedhjeve lokale për serbët e Kosovës të pranueshme e të menaxhuara nga faktori ndërkombëtar.