Aksioni, Task Forca në Vlorë bllokon 10 biznese pa licensa
VLORË- Më shumë se 10 biznese janë bllokuar në qytetin e Vlorës, pjesës më të madhe të të cilëve i është sekuestruar malli. Ky është bilanci i aksionit të kryer prej Task Forcës së Tatimeve në qytetin bregdetar të Vlorës, ku disa biznese kanë rezultuar të pa regjistruara në Q.K.R.
Sekuestrot janë kryer në dyqane veshjesh, bare apo pika lojrash fati, ndërsa nuk kanë munguar edhe situatat e tensionuara mes palëve.
“Cdo biznes do regjistrohet në QKR 24 orë para hapjes së biznesit. Ky është aksioni në të gjithë Vlorën dhe të gjitha drejtoritë rajonale të Shqipërisë”, u shpreh kreu i Task Forcës në Vlorë.
Pas sezonit veror ky është aksioni më i madh i kryer prej Task Forcës ndërkohë që sipas burimeve do të vijojë edhe ditët e ardhshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)