Vlorë, gjendet një trup i pajetë në fshatin Gjorm

Një trup i pajetë është gjetur prag mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të qytetit të Vlorës. Viktima është identifikuar si 45 vjeçari Gazmir Lelaj.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se trupi i 45 vjeçarit është gjetur pranë një transformatori të energjisë elektrike, ndërsa dyshohet se Lelaj ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.