E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj Jeminit, arbitrat bojkotojnë kampionatin

TIRANE- Arbitrat kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në kampionatin shqiptar, duke detyruar Federatën që të shtyjë aktivitetet e programuara. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, Shoqata e Arbitrave bën të ditur se ky reagim vjen për të sensibilizuar opinionin publik dhe të gjithë aktorët e futbollit shqiptar, pas dhunës së ushtruar në Laç ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini.

“Të ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike, arbitrat në mënyrë unanime votuan pro vendimit të bojkotit”, bën të ditur Shoqata.

“Në këtë moment të vështirë për ne dhe të ardhmen e punës sonë, kërkojmë mbështetjen e të gjitha hallkave që merren me organizimin e ndeshjeve, dërsa punonjësve të policisë së shtetit u kërkojmë një reagim më aktiv për të sjellë siguri dhe mbrojtje për jetën tonë”, deklarojnë arbitrat. Shoqata e Gjyqtarëve kishte paralajmëruar që më parë bojkotin, duke kërkuar përjashtimin nga kampionati të klubit të Laçit. Ndeshjet e Kategorisë Superiore, të kategorisë së parë e të dytë janë shtyrë të gjitha për një javë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›