Aksioni i Bashkisë zbret pranë Galerisë së Arteve
27/04/2010 Shtimi i sipërfaqes së gjelbër në kryeqytet
Nismës së Bashkisë i bashkohen edhe subjektet private të biznesit
Ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme aksioni i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet. Ndërkohë rezultojnë të jenë të shumta kompanitë private, shoqatat jofitimprurëse, agjencitë, bizneset e mëdha dhe të vogla, donatorë vendas e të huaj, shoqëritë e ndryshme, por dhe vetë qytetarët, të cilët në mënyrë vullnetare janë bërë pjesë e kësaj iniciative, duke kontribuar në shtimin e hapësirave të gjelbra. Kësaj radhe “Raiffeisen Bank” i është bashkuar iniciativës, duke realizuar në lulishten para Galerisë së Arteve mbjelljen e 5 pishave, 2 palmave dhe 2 bredhave si dhe duke dhënë një kontribut të vyer në shtimin e përmasës së gjelbër të qytetit. Kryebashkiaku Rama, i pranishëm në aktivitet, e konsideroi shumë të rëndësishëm për kryeqytetin lajmin e mbjelljes së 4000 pemëve të deritanishme, duke përcjellë njëkohësisht synimin për ta çuar në 4500 këtë numër përpara sezonit të ardhshëm të mbjelljeve. Ky aksion qytetar i iniciuar nga Bashkia synon ndër të tjera të vetëndijësojë të gjitha subjektet si dhe vetë banorët e Tiranës mbi rëndësinë e një mjedisi sa më të shëndetshëm, pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes, të gjitha këto në funksion të rritjes së cilësisë së jetës në komunitet. “Ky është një lajm i rëndësishëm, është një rezultat tejet i rëndësishëm, sepse i shton tërësisë së kryeqytetit një numër të konsiderueshëm pemësh të reja dhe njëkohësisht rikonfirmon faktin se për këtë përpjekje Bashkia është bashkë me të tjerë, me banka, me sipërmarrje, me qytetarë, gjë që e bën shumë më të fortë karakterin simbolik të kësaj nisme, por dhe shton numerikisht rezultatin e saj”, - ka pohuar Rama.