E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëtitorja “Taulantia” përfiton 50 milionë lekë investim

27/04/2010 Do të shtrohet me pllaka zona më e frekuentuar në Durrës

DURRES- Shëtitorja kryesore në buzë të detit në qytetin e Durrësit ka fituar të drejtën e një investimi të konsideruar për rehabilitim të lulishteve dhe mjedisit pushues. I gjithë kuartalli për të cilin është kryer studimi ka një sipërfaqe prej rreth 15 000 metër katror nga të cilat 3000 metër katrorë janë sipërfaqe që do të shtrohen me pllaka të veçanta gjatë gjithë gjatësisë prej 300 metër të kësaj shëtitoreje. Fondi për këtë rikonstruksion është 49 866 343 lekë dhe firma zbatuese është D.A.E Konstruksion. Afati i përfundimit të punimeve do të jetë muaji nëntor i vitit 2010. Ky investim është në vazhdën e investimeve të rëndësishme që po kryen këtë vit Bashkia e Durrësit nën moton “më shumë ngjyra këtë vit për Durrësin”. Në fund të këtij viti të gjitha bizneset që shtrihen nga pista në det në bishtin e shëtitores dhe deri tek “Bërryli” do të jenë të fituar, pasi do të kenë klientë të shumtë. Deri tani këto biznese kanë mundur të përfitojnë vetëm nga pozicioni pranë deti, ndërsa me përfundimin e investimit do të ketë më shumë frekuentime në bare, pub-e, disko, buzukë, hotele e motele. Bashkia këtë herë ka menduar të investojë në këtë pjesë të qytetit për të përmirësuar edhe klientelën, e cila do të argëtohet deri në të gdhirë pas investimeve në infrastrukturën buzë deti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›