E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni i policisë, sekuestrohen 17 kg heroinë, 11 në pranga

PRISHTINE- Nga një aksion i policisë së Kosovës janë mundur të sekuestrohen rreth 17 kilogramë e 150 gramë heroinë dhe janë ndaluar të paktën 11 persona, 10 shtetas të Kosovës, vetëm njëri me shtetësi turke. Aksioni është bërë i mundur nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotike në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar, deklarojnë mediat kosovare.

Në shtëpinë e njërit prej të ndaluarve janë gjetur 17 kilogramë substancë narkotike që dyshohet se është e llojit heroinë, dhe një sasi e preparateve për përzierje të substancave narkotike, një peshore, një mikser si dhe janë sekuestruar 15.287 euro euro.

Ndërsa në veturën e një tjetër të akuzuari janë gjetur 150 gram substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit heroinë. Pastaj është kontrolluar edhe shtëpia e tij ku janë sekuestruar 2.400 euro dhe një pistoletë e tipit “Cërvena Zastava” 7.65 mm dhe 50 fishekë 7.65 mm.

Personit të tretë të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti i janë sekuestruar 300 euro. Të dyshuarit të katërt në një fshat ne komunën e Prizrenit, gjatë bastisjes i janë sekuestruar një peshore dhe dy këllëf për presim të narkotikëve.

Shuma e përgjithshme e parave te konfiskuara, sipas policisë është: 17.985euro. Janë konfiskuar edhe dy vetura. Hetimet e policisë vazhdojnë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›