Stefanoviç: Pa respektimin e 1244, s’ka marrëveshje
PRISHTINË- Nuk ka marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa respektimin e rezolutës 1244. Është kjo deklarata e shefit të ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviç vetëm një ditë pas vizitës së ndërmjetësit të BE-së në bisedime Robert Cooper në Prishtinë. Stefanoviç thotë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut, por pa respektimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në parfaqësimin rajonal të Kosovës, nuk ka hapësirë për marrëveshje.
“Presim që të respektohet ajo që është fakt i njohur ndërkombëtar- Rezoluta 1244. Shpresoj që Prishtina të ndryshojë qëndrim”-ka thënë Stefanoviç.
Vetëm një ditë më parë pas takimit me Cooper, kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri garantoi se perfaqesimi i Kosovës do të bëhet si shtet i pavarur dhe sovran duke hedhur poshtë plotësisht përfaqësimin e saj nën rezolutën 1244.
Deklarata e Stefanoviç thekson edhe një herë se qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit janë shumë larg njëra tjetrës lidhur me këtë çështje.
(el.me/news24/BalkanWeb)