E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja e Prudentinos nga Pulja mberrin ne Vlore

Vlore Vjen kerkesa zyrtare per ekstradimin ne Itali te dyshuarit per lidhje me mafien

Kerkesa per ekstradimin ne Itali te Albino Prudentinos mberriti ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Vlore. Burime zyrtare nga kjo gjykate bene me dije dje ne mesdite se ka marre tashme ne dore nga organet e gjyqesorit te Puljas dosjen e te dyshuarit si anetari i Sacra Corona Unita. Prudentino u arrestua me 29 shtator ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Ai ndodhej prej disa kohesh ne Shqiperi dhe dispononte pasuri te paluajtshme si lokale shtepi dhe kazino. Prangat mbi Prudentinon erdhen pas urdhrit te leshuar nga Gjykata e Leces ne Itali pasi akuzohej per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian te cilat nese vertetohen e denojne Prudentinon me me shume se 25 vjet burg. Kerkesa e Prokurorise Italiane qe ka mberritur ne Gjykaten e Vlores permban te gjitha akuzat qe rendojne mbi 59-vjecarin. Eumlshte nje dosje voluminoze e cila do te doje kohe te shqyrtohet nga eksperte prokurore dhe gjyqtare te Gjykates se Vlores. Pritet qe ne fillim te dhjetorit te mbahet edhe seanca ku do te vendoset per ekstradimin e Albino Prudentinos ne Itali. Edhe vete i pandehuri kerkon ekstradimin e tij ne vendlindje per tu gjykuar nga drejtesia italiane por akuza kerkon gjykimin e tij ne Shqiperi dhe me pas ekstradimin ne Itali. Pak dite me pare ne nje dalje ne media i biri i Albino Prudentinos kerkoi qe shteti shqiptar ta lere te lire babane e tij pasi afati ligjor ia jepte kete te drejte sepse as avokati i Ferdinand Dojes dhe as i arrestuari nuk dispononin nje kopje te dosjes me arsyet e ndalimit. I menjehershem ka qene reagimi i Gjykates se Leces e cila i vuri ne dispozicion Gjykates se Vlores dosjen e plote me akuzat e ngritura ndaj Albino Prudentinos te ashtuquajturit mafioz ndaluar nga policia shqiptare per llogari te drejtesise italiane. Albino ndodhet ne gjendje te rende shendetesore dhe kurohet here pas here nen masa te rrepta sigurie ne spitalin e Vlores. Familjaret deklaruan pak kohe me pare se ai eshte i gatshem te shkoje me kembet e tij dhe me vullnetin e tij te plote ne Gjykaten e Leces pasi kushtet ne burgjet e Vlores jane te papershtatshme ose gjate kohes se momentit te ekstradimit te qendroje ne arrest shtepie gje e cila u hodh poshte nga Gjykata e Vlores. Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Vlore ka filluar procedimin penal ndaj 59-vjecarit dhe djalit te tij Anxhelo Prudentino per vepren penale te pastrimit te produkteve te vepres penale parashikuar si e tille ne nenin 287 te Kodit Penal Shqiptar. Ne kete kuader u be dhe sekuestrimi i pasurive te cilat kane rezultuar ne zoterim te dy shtetasve italiane dhe Ervis Gjecajt si dhe personave te trete te lidhur me ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›