Aksioni ne Tirane policia bllokon 24 taksi pa licence
Njesia e Qarkullimit Rrugor ne policine e Tiranes ka nisur prej dy ditesh zbatimin e nje plani masash per mjetet taksi te palicencuara. Plani i masave te policise buron prej nje udhezimi qe eshte dhene nga ministri i Brendshem Lulzim Basha me qellim rritjen e kontrollit te automjeteve dhe luften kunder informalitetit. Makinat taksi pa targa te verdha jane derguar ne pikat e bllokimit te automjeteve deri ne plotesimin e dokumentacionit qe kerkohet nga ligji per nje taksi te licencuar. Gjate aksionit te policise i cili filloi dy dite me pare dhe do vazhdoje pa ndonje afat te percaktuar efektivat e policise rrugore te kryeqytetit kane ndeshkuar me gjobe 62 taksiste te tjere te cilet ushtronin aktivitetin pa licencen perkatese. Urdhri i ministrit Basha eshte dhene disa dite me pare pas nje takimi qe ai ka pasur me kryetarin e Sindikates Kombetare te Sherbimit Taksi Gezim Bardhi. Duket se Basha ka mirepritur kerkesat e taksisteve te licencuar per te shmangur ne kete menyre konkurrencen e pandershme qe u behej nga mjetet qe kryenin sherbimin taksi pa u pajisur me licence dhe pa shlyer detyrimet financiare ndaj shtetit.
VENDIMI
Udhezimi i Ministrise se Brendshme eshte firmosur menjehere pas nje udhezimi te ngjashem te firmosur edhe nga ministri Transporteve Sokol Olldashi. Sipas udhezimit te Ministrise se Transporteve dhe asaj te Brendshme organet e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore duhet te
bashkerendojne punen per te luftuar informalitetin dhe taksite pa licence. Strukturat e Policise se Shtetit dhe organet e kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor duhet te bashkerendojne punen me organet e qeverise vendore per koordinimin e masave ne identifikimin e mjeteve dhe drejtuesve te tyre qe kryejne ne menyre abuzive sherbimin taksi. Keto organe duhet te identifikojne vendqendrimin e tyre dhe ti mbajne nen kontroll keto mjete gjate gjithe kohes thuhet ne udhezimin qe tashme mban edhe firmen e Lulzim Bashes. Udhezimi i ri mbi plotesimin e disa kushteve te vecanta ne transportin rrugor te udhetareve sjell rregulla te reja per ngjyren e taksive dhe diferencimet mes taksive te qytetit dhe komunave. Burime nga policia rrugore e cila ka hartuar tashme nje plan konkret masash per goditjen e taksive te palicencuara thane se verifikimi i mjeteve ka nisur dy dite me pare dhe do te vazhdoje pa afat derisa te luftohet plotesisht konkurrenca e pandershme qe u shkaktohet taksive te licencuara.
Etleva Delia