E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli vulos ekstradimin e Rrapos ne SHBA per vrasje

Me qendrimin e djeshem Apeli konfirmoi vendimin e dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare me 30 shtator te ketij viti vendim qe u shpreh pro ekstradimit te Rrapos. Ky verdikt i jep forme te prere vendimit te ekstradimit te Rrapos dhe i hap driten jeshile drejtesise shqiptare ta dorezoje ate tek autoritetet amerikane.
Gjykata pasi u njoh me pretendimet e paleve vendosi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane te dates 30 shtator 2010 thuhet ne vendimin e Gjykates se Apelit arsyetimi i te cilit nuk u paraqit ne seance. Pas vendimit mbrojtesi ligjor i Almir Rrapos e cilesoi si te paligjshem vendimin e Apelit dhe shtoi se do ti drejtohej Strasburgut per ceshtjen ne fjale. Avokati pohoi se prokuroria duhet te kishte paraqitur domosdoshmerisht nje garanci te pales amerikane qe Rrapo nuk do te denohet me vdekje pas ekstradimit ne Amerike.
Debati ne gjykate
Nje seance me pare avokati i Rrapos kundershtoi me force ekstradimin e tij ne SHBA. Sipas avokatit Ardian Visha shqyrtimi i kerkeses per ekstradim ne Gjykaten e Shkalles se Pare ishte paragjykuar nga gjyqtari i ceshtjes. Visha u shpreh ne ate seance se Rrapo ishte arrestuar ne ambientet e ambasades amerikane nga oficere policie shqiptare cka e bente nul arrestimin e tij. Po sipas avokatit shkelja me e rende e Gjykates se Tiranes ishte mungesa ne aktet e kerkeses se prokurorise per ekstradim te nje garancie nga ana e autoriteteve amerikane qe Rrapo nuk do te denohet me vdekje ne Amerike. Sipas Vishes kjo per faktin se mbi te rendojne edhe akuza te vrasjes per te cilat legjislacioni amerikan parashikon si demin ekstrem ate me vdekje.
Ndersa prokurori i ceshtjes i kerkoi gjykates lenien ne fuqi te vendimit te Shkalles se Pare. Sipas prokurorit ekzistonin te gjitha kushtet e duhura ligjore qe lejonin ekstradimin e Almir Rrapos drejt Amerikes. Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik te ketij viti ne ambientet e ambasades amerikane. Sipas prokurorise ndaj tij jane leshuar dy urdher-arreste nga Gjykata e Nju Jorkut SHBA ne datat 27 maj 2004 dhe 19 gusht 2010. Sipas autoriteteve amerikane Almir Rrapo akuzohet per nje sere veprash te renda penale perfshi ato te vrasjes pengmarrjes grabitjes dhe te trafikut te narkotikeve. Pak dite me pare gjykata e Strasburgut ka pranuar nje kerkese te mbrojtesve te Rrapos per te pezulluar ekzekutimin e vendimit te ekstradimit te tij per nje afat 10 ditor nga shpallja e tij ne Apel. Gjate kesaj periudhe Strasburgu do te shqyrtoje nese ne rastin e Rrapos eshte e nevojshme prania ne dosje e garancise per mosdenimin kapital te tij ne SHBA.

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›