Kamez i dehuri rreh ish-te dashuren ne lokal me femijen
TIRANE - Refuzimi per ta vazhduar lidhjen qe kishte me nje grua te divorcuar ka qene shkak i veprimeve te nje 39-vjecari i cili ka ushtruar dhune dhe ka shkaterruar pajisjet e nje lokali ne Kamez. I dyshuari eshte ulur ne lokal ne zonen e Kamzes dhe pasi ka konsumuar sasi alkooli nga mengjesi deri ne mbremje ka qendruar duke pritur qe ish-e dashura e tij te shkonte aty. Ne gjendje te dehur pasi kishte konsumuar pije alkoolike mbremjen e se dieles Liri Halili eshte perballur me gruan qe dashuronte e cila ishte bashke me djalin e saj te mitur. Halili ka levizur menjehere nga tavolina ku ishte ulur i vetem per ore te tera dhe eshte ulur tek tavolina ku ndodhej ish-e dashura e tij. Pasi ka debatuar me ze te larte me te per disa minuta duke i kerkuar qe te rikthehej me te dhe te vazhdonin lidhjen 39-vjecari ka nisur ta kercenoje por serish ajo e ka refuzuar. Ne kete moment ai eshte ngritur ne kembe dhe ka kapur nje karrige duke e goditur disa here ne pjese te ndryshme te trupit. Me pas te njejten gje ka bere edhe me djalin e saj te mitur i cili eshte transportuar me urgjence ne Spitalin Ushtarak dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Mjekeve kane konstatuar se ka marre plage te renda. Pasi ka plagosur nene e bir Liri Halili ka dale jashte lokalit duke thyer vetraten e xhamit dhe eshte futur serish brenda duke shkaterruar edhe pajisjet e tjera. Policia e komisariatit nr.5 e lajmeruar per ngjarjen ka shkuar menjehere ne vendngjarje per te shoqeruar autorin por ka hasur ne kundershtimin e tij. Sipas burimeve Halili nuk ka kursyer ne veprimet e dhunshme edhe punonjesit e rendit. Policia e Tiranes njoftoi dje se eshte arrestuar Liri Sherif Halili 39 vjec banues ne Kamze te Tiranes i akuzuar per shkaterrim te prones me mjete te tjera plagosje te lehte me dashje dhe kundershtim te punonjesit qe kryen nje detyre shteterore ose nje sherbim publik. Mesohet se gruaja e plagosur ka kerkuar edhe mbrojtje pasi ndjehet e kercenuar nga ish-i dashuri i saj.