E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodhen ne ere makinen e drejtoreshes

Atentati

Nje shperthim i forte tritoli ka tronditur mbremjen e djeshme lagjen Pavaresia te qytetit te Vlores pak metra larg shkolles Mustafa Qemal Ataturku. Tritoli eshte vendosur ne automjetin e drejtoreshes se shkolles Nexhmie Xhuveli. Sasia e tritolit ishte vendosur ne pjesen e pasme te automjetit tip Benz Classe B ngjyre gri me targa VL 0777 D i cili ishte parkuar perpara baneses se saj. Fatmiresisht ne momentin e shperthimit rreth ores 18.45 nuk ka pasur kalimtare. Dyshohet se lenda shperthyese eshte vendosur ne automjetin e drejtoreshes se gjimnazit per shkak te detyres se saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›