E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni, pastrohet plazhi në Spille

Foto nga aksioni i pastrimit te bregdetit te Spillese

Rreth një kilometër plazh në zonën e Spillesë është pastruar sot nga mbeturinat, në ditët e para të sezonit turistik.

Aksioni për pastrimin e kësaj zone, ndër më të frekuentuarat e bregdetit të Durrësit, ka nisur si iniciativë e punonjësve të kompanisë AMC, të cilëve më pas u janë bashkuar edhe pushues e banorë të zonës.

Të tilla nisma janë ndërmarrë edhe në Gjirin e Lalëzit, Parkun Kombëtar të Dajtit dhe në Plazhin e Shëngjinit. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›