Meta Nuk do te kandidoj per President
Ambicia e Ilir Metës për Pesident Rpublike ka lidhje me tre dekada më vonë dhe jo me garën aktuale që pritet të nisë pas disa ditësh.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim hodhi poshtë mundësinë që vetëm një ditë më parë la të hapur sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, kur u pyet për një kandidim të mundshëm të Metës për kryetar shteti
Meta tha se meqë kjo është e disata herë që Luan Rama mendon ndryshe nga ai e ftoi që t’i bashkohet në garën për kryetar të LSI-së për të cilin Meta rikandidon dhe për katër vitet e ardhshme
Një detaj jo i parëndësishëm në prononcimin e Metës para medias ishte artikulimi i tij edhe për mundësinë e një presidenteje në krye të shtetit, teksa theksoi rëndësinë e vijimit të reformave konsensuale në të ardhmen.
Meta përjashtoi mundësinë e bashkimit të votave me PS-në për zgjedhjen e një presidentit, kur teksa u pyet për këtë çështja përmendi si të rëndësishëm vetëm bashkimin e votave për reformën zgjedhore, atë parlamentare dhe kufizimin e imunitetit të zyrtarëve. Meta hodhi poshtë dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
Ilir Meta iu përgjigj interesit të medias pas takimit që pati me zëvendëspresidentin e komsionit të jashtëm të senatit italian, Alberto Filipi.