E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ambicia për president? Kam 30 vjet përpara

Ilir Meta / Foto arkiv

Në ditët e fundit të afatit për reformën zgjedhore, kreu i LSI-së, Ilir Meta, bën thirrje për bashkëpunim për përmbylljen e saj dhe shprehet se forca që drejton u qëndron marrëveshjeve të bëra. Në një deklaratë për shtyp, Meta tha se angazhimi i politikës shqiptare duhet të përqendrohet te përfundimi i reformës brenda afatit dhe jo në pazaret politike për grupime klanesh për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Zgjedhja e Presidentit është moment i rëndësishëm politik, në rast se do të jemi të gjithë në lartësinë që kërkon ky qëndrim politik. Ka skaduar afati dhe duhet me shpejtësi të përmbyllet reforma zgjedhore, parlamentare dhe heqja e imunitetit. Zgjedhja e Presidentit nuk është i rëndësishëm për plotësimin e një vendi, por me kuptimin e funksionimit të duhur të institucionit, sidomos për fushën e drejtësisë. Do të ishte një gabim i madh nëse do shihej si proces ekonomik. LSI u qëndron marrëveshjeve të nënshkruara, tha Meta.
Ndërsa në lidhje me votën e LSI-së për kandidat të mundshëm të president nga radhët e demokratëve, Meta iu përgjigj interesimit të gazetarëve duke thënë se interesi kombëtar duhet vënë mbi atë partiak.

Sa i përket ambicies personale për postin e kreut të shtetit, Meta tha se e ka një të tillë, por për shumë vite më vonë.

Unë duke e mirëkuptuar propozimin e zotit Luan Rama që bëri dje do ta ftoja publikisht, megjithëse ia kam bërë dhe privatisht dhe sinqerisht që të kandidojë për kreun e LSI-së, meqë ka shprehur edhe diferenca sa i takon kësaj force. Kandidimi im është ai për kreun e LSI, ndërsa për rikandidim të mundshëm për postin e presidentit, kemi 30 vjet para për ta çmuar se kur do ishte momenti i përshtatshëm, deklaroi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›