Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën

Puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje vijon në të gjithë vendin. Në kuadër të programit “Rilindja Urbane 2.0”, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni në terren, ku shihet se prishja e ndërtimeve të paligjshme është shtrirë edhe në zonat bregdetare.
“Vijojmë punën”, shkruan Rama krahas publikimit të pamjeve nga aksioni.
Aksioni, i nisur prej muajit korrik, ka si synim rikthimin e ligjshmërisë në territor dhe krijimin e kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve, përmes çlirimit të hapësirave publike të uzurpuara pa leje ndërtimi.
/rtsh.al/