E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni per vjedhjet zbulon arsenal armesh

Patos- Pasionin per armet e kane shprehur me regjistrimin e tyre ne celular. Por dyshimet e policise se dy te rinjte ishin te perfshire ne nje seri vjedhjesh te ndryshme ne qytetin e Patosit kane zbuluar edhe arsenalin me arme e fisheke te fshehura ne banesa. Burime zyrtare thane dje se ndaluan ne flagrance Sokol Hajdinin, 23 vjec dhe Andrea Kiten, 22 vjec, te dy banues te qytezes, nen akuzen e "vjedhjeve" dhe "te armembajtjes pa leje". Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar dy arme zjarri "Kallashnikov", kater krehra me fisheke, si dhe 107 fisheke luftarak, model 56.

Prej me se nje jave dy te rinjte mbaheshin nen vezhgimin e agjenteve kriminale te postes se policise Patos. Informatat operative se Sokol Hajdini dhe Andrea Kita ishin te perfshire ne nje seri vjedhjesh te banesave dhe dyqaneve kane vene ne levizje blute vendore. Rreth mesnates nje grup i gatshem eshte urdheruar qe te vepronte, duke lokalizuar zonen ku rrinin te dyshuarit. Burime zyrtare thane se operacioni eshte finalizuar rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, ndersa Hajdini dhe Kita ishin ne gjume. Megjithese kane mohuar pronesine per dy armet automatike dhe sasine e fishekeve, agjentet sekuestruan edhe dy aparatet celulare se te rinjve, ku jane gjetur filmime te armeve.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›