E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, dy viktima ne spital

TIRANE - Dy aksidente kane ndodhur ne kryeqytet, gjate dites se djeshme. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes, kane bere te ditur se, rreth ores 14:00, ne Paskuqan, afer qendres shendetesore, nje makine e paidentifikuar ka aksidentuar Bajde Sulin, 75 vjece, me banim ne Tirane. Kjo e fundit eshte derguar dhe ndodhet ne Spitalin Ushtarak nen kujdesin e mjekeve. Policia tha se po mundohen te bejne identifikimin dhe kapjen e autorit. Po dje, ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire per Sadin Gjikan, 42 vjec, me arsim te larte, pasi rreth ores 15:30, ne rrugen dytesore Tirane -Vore, afer nje firme, duke drejtuar mjetin "Benz", me targa TR 57 30 N, ka aksidentuar Bajram Avdullai, 52 vjec, i cili ndodhet ne spital, nen kujdesin e mjekeve. Policia ka ngritur ndaj tij, akuzen e "mos respektimit te rregullave te qarkullimit rrugor". A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›