Kapet aksidentuesi i dasmoreve
TIRANE - Bie ne prangat e policise se Tiranes, autori i nje aksidenti te katerfishte. Hajredin Allaraj 30 vjec, nga Kukesi, por me banim ne Hallaj, Durres, eshte arrestuar gjate mengjesit te djeshem pasi, ishte denuar me 7 vjet burg, per aksidentin e ndodhur ne 27 dhjetor te vitit 2004, ne Vore, ku kishin ngelur te vdekur tre motra dhe nje kusheriri i tyre. Policia e kryeqytetit ka bere te ditur se Allaraj, i denuar qe ne 22 dhjetor te vitit 2005, nga Gjykata e Tiranes, me 7 vjet burg per akuzat e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor (me pasoje vdekjen)" dhe "largim nga vendi i aksidentit". Kater viktimat, Suzana Pecani, Bukurie Pecani, Pranvera Pecani dhe Mimoza Marku, ishin nisur nga Shkodra per nje feste familjare ne Durres. Ata kishin ndaluar ne Vore, ku prisnin mjet tjeter per te vazhduar udhetimin, kur jane perplasur per vdekje nga mjeti tip "Daihatsu" Fuoristrade, me targa DR 4061 D. Drejtuesi i mjetit Hajredin Allaraj, 25 vjec, banues ne Hamallaj, menjehere pas ngjarjes e ka braktisur ate dhe eshte larguar ne kembe.
PERPLASJA
Kater grate ishin nisur me tren nga Shkodra per ne Durres, kur per shkak te demtimit te linjes hekurudhore ne Uren e Limuthit, kane ndaluar ne Vore, per te vazhduar me linjat automobilistike. Ka qene ora 09:45, kur teksa prisnin fugonin ne krah te autostrades ato jane aksidentuar. Ne deshmite e mbledhura nga policia, ne mjet ishin dy persona, nje djale dhe nje vajze, qe ishin larguar menjehere pas ngjarjes. Mjeti me targa DR 4061 D, vinte nga Tirana dhe ecte ne drejtim te Durresit. Deshmitaret kishin thene se fuoristrada, ishte duke levizur shume shpejt, kur rreth 150 metra ne te dale te Vores, pergjate nje manovre per frenim nga ana e shoferit, ka dale nga rruga dhe pasi ka perplasur grate, ka perfunduar ne kanal. Ndersa autori dhe femra qe e shoqeronte ate jane larguar nga vendngjarja, kane qene vete kalimtaret dhe banoret e zones, qe i kane dhene ndihmen e pare te aksidentuarave.
SHKAKU
Shpejtesia mbi normat e lejuara, shkujdesja e Allarajit ne timon dhe terreni i rreshqitshem kane qene shkaqet e aksidentit tragjik. Ekspertet e policise rrugore kane verejtur rreshqitje te gomave te fuoristrades per disa metra per shkak te lageshtires, qe ka ndikuar ne humbjen e kontrollit te mjetit. Gjithsesi, veprimi i drejtuesit, per t'iu fshehur policise ka bere, qe oficeret e Policise Gjyqesore te dyshojne se ai mund te kete qene ne gjendje te dehur. Hetuesit kane shoqeruar per te marre ne pyetje vec familjareve te Allarajit dhe deshmitare okulare.
Artan Cena
Ngjarja
Me daten 27dhjetor 2004, ne aksin rrugor Tirane-Durres e pikerisht ne afersi te Vores, ne kohen kur drejtonte automjetin me targa DR 0461 D, ka aksidentuar me pasoje vdekjen kater gra te cilat po shkonin ne nje gezim familjar, ne qytetin e Durresit. Viktimat ishin nga qyteti i Shkodres.
Denimi
Gjykata e Tiranes e ka denuar Hajredin Allaraj, 30 vjec, ne daten 22 dhjetor te tre viteve me pare me 7 vjet burg per dy akuzat e ngritur ndaj tij, ate te "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor (me pasoje vdekjen)" dhe "largim nga vendi i aksidentit". Allaraj kishte 4 vjet ne kerkim.