Ekzekuton studentin per sherrin ne lokal
Lushnje- Studenti i vitit te trete per Infermieri ne Universitetin e Vlores eshte ekzekutuar me "Kallashnikov" pas nje sherri qe autori i dyshuar kishte pasur tre dite me pare me nje grup te rinjsh. Megjithese viktima Dorian Muca i ka shpjeguar Artur Dushit se e ngaterronte me nje tjeter, 45 vjecari e ka marre me vete pasi kishte qelluar me arme ne lokal dhe me pas e ka vrare nga muri i pasme i objektit, ne Cerme te Lushnjes. Policia ndaloi brenda 30 minutash autorin, ndersa Dorjan Muca, 24 vjec, ka vdekur ne spitalin e Tiranes mengjesin e djeshem nga nje plumb qe i demtoi organet jetesore. Burime zyrtare thane se autori i dyshuar i sapo kthyer nga emigracioni, kishte nisur te ndertonte nje stalle mbareshtimi te gjese se gjalle dhe tre dite me pare ishte rrahur nga 5 djem te rinj te fshatit Cerme-Sektor.
Vrasja
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:00 te se henes ne lokalin e fshatit, ne pronesi te V. M., ku studenti Dorian Mucaj gjendej dhe ne shoqerine e disa banoreve te tjere te zones. Sipas rrefimeve qe ka mbledhur policia ne vendngjarje, tre dite me pare Artur Dushi kishte qene tek lokali per te pire, ndersa ishte ngacmuar nga disa kliente te cilet me pas e kishin share dhe ofenduar. Mbremjen e se henes, 45 vjecari qe dyshohet per krimin, kishte konsumuar alkool, eshte futur serish ne lokal per te marre hak. Ne fillim ai ka gjuajtur me bresheri ne ajer, por fatmiresisht asnje prej plumbave nuk ka prekur klientet ne tavolina. Me pas i eshte drejtuar 24 vjecarit Dorian Muca, duke i thene se: "me ty kam pune!". Pasi e ka marre prej krahu, ai e ka nxjerre nga rruga e ngushte e nderteses, duke kaluar ne anen e pasme te saj. Dushi e ka akuzuar se e ka sulmuar se bashku me kater te rinj te tjere te fshatit, duke mos pritur per shpjegimet e studentit. Ngjarja eshte pare edhe nga deshmitare te tjere, qe kishin banesat shume prane lokalit dhe degjuan debatin mes dy personave.
Arrestimi
Studenti i vitit te trete per Infermieri ne Universitetin e Vlores i ka shpjeguar 45 vjecarit se e ngaterronte me dike tjeter dhe se nuk kishte qene pjese e grupit qe e kishte ofenduar dhe rrahur tre dite para ngjarjes. Por pikerisht ne keto momente shpjeguese, Dushi dyshohet se ka shkrehur armen automatike tip "Kallashnikov" nje here te vetme, duke e goditur 24 vjecarin ne pjesen e organeve gjenitale. Plumbi ka tejshpuar trupin e te riut, duke e lene ne gjendje te plagosur rende. Zhurma e shkaktuar ka bere qe edhe kliente dhe banore te fshatit te shkonin ne vendngjarje, ku kane pare Mucen teksa humbiste shume gjak. Ata e kane nisur me shpejtesi drejt spitalit te Lushnjes dhe me pas per ne Tirane, me qellim mjekimin e specializuar, pasi studenti kishte shume hemorragji. Autori i dyshuar i krimit sapo e ka pare te shtrire pertoke eshte larguar me shpejtesi, duke hedhur ne nje mur aty prane edhe krehrin e automatikut. Por vetem 30 minuta me pas patrullat e policise, te orientuara nga banoret, kane ndaluar Dushin pak metra me tej vendngjarjes. Megjithese i plagosuri ka mberritur ne jete ne spitalet e Tiranes, ai ka humbur jeten pak ore me pas, duke u gdhire dita e djeshme. Policia tha se ka ngritur akuzen e "vrasjes me paramendim" ndaj 45 vjecarit te dyshuar per krimin.
Doriani i tha se po e ngaterronte"
Sabri Blloku banon shume prane lokalit ku ndodhi krimi. Ai thote se ka ndjekur nga afer skenen dhe degjoi debatin mes autorit te dyshuar dhe viktimes. "Kam shtepine shume prane me lokalin dhe degjova fillimisht te shtenat e para. U bera kurioz dhe dola nga banesa per te pare cfare po ndodhte. Situata ishte e tensionuar dhe debati i ashper", thote Sabriu. Ai shpjegon se studenti ishte perpjekur qe te sqaronte Artur Dushin se e ngaterronte me ndonje person tjeter. "Doriani i tha se nuk i kishte bere asgje, por ky e nxorri nga pas lokalit dhe ketu degjova vetem nje te shtene. Me pas autori eshte larguar me vrap, kurse Doriani ka rene pertoke", tregon Sabriu. Te plagosurit i eshte dhene ndihma e pare duke e derguar menjehere drejt spitalit.
Ceremonia
Mjeket thane se 24 vjecari, Dorian Muca kishte humbur shume gjak si pasoje e plages se rende te shkaktuar nga plumbi dhe ishte e veshtire mbajtja ne jete. Ceremonia mortore e tij u krye mesditen e djeshme, ne varrezat e fshatit Cerme.
Xhemil Beharaj