Pa roje bregdetare kullat e vrojtimit ne Vlore jane bosh

Mungesa e rojeve bregdetare mbetet problem permanment prej 4 vjetësh për gjatë gjithë vijës bregdetare të qytetit të vlorës.Edhe pse janë ngritur kullat e vrojtimit para 4 vjetësh ato asnjëherë nuk e kanë kryer funksionin e tyre në mungesë të roje profesionistë të plazhit. Pushuesit shprehen të shqetësuar sidomos për sigurinë e fëmijëve në det.
“Është shumë keq sepse duhet të funksionojnë. Njerëzit futen në det, mund të ketë aksidente, mbytje ndaj duhet të jenë në gadishmëri gjithmonë”-thotë një pushuese.
“Këtu nuk ka roje bregdetare. Gjithë ditën luajnë me top. Çadrat janë të gjitha private dhe vetëm ky vendi këtu ka mbetur. Nuk e pastrojnë”-thotë një tjetër pushuese.
“Patjetër që duhet një roje bregdetare. Që të jemi të sigurtë edhe ne”-shprehet një tjetër.
Bashkia e Vlorës që ka në administrim plazhet publike nuk ka marrë masa për punësimin e rojeve bregdetare edhe pse shqetësimi për mungesën e tyre është ngritur cdo vit nga pushuesit.
Festim Llanaj